Aktualitet

Përgjues në zyrat e LSI/ Elona Guri kallëzon shokun e djalit të Lefter Kokës

Published

on

Dalin në dritë të tjera detaje nga ngjarja në Durrës, ku kandidatja e LSI-së, Elona Guri është konfliktuar me një qytetar.

Dega e LSI-së në Durrës raporton se në zyrën e saj në lagjen 4 janë gjetur pajisje përgjimi (në foto). Lidhur me këtë ngjarje, LSI Durrës ka dalë në deklaratë për shtyp dhe kanë bërë kallëzim në prokurori dhe polici duke akuzuar personin me të cilin janë konfliktuar, ndërsa pretendojnë se është shoku i djalit të Lefter Kokës.

Ndërkohë, në reagimin e saj, Elona Guri ka bërë me dije se vendosja e kamerave dhe pajisjeve të përgjimit në zyrtat e tyre, është një skandal i paprecedentë në procesin e fushatës zgjedhore në Shqipëri në 30 vite. Mes të tjerash Guri ka bërë me dije se ka kallëzuar shtetasin me inicialet Ç.K.

“Ky është një skandal i paprecedentë në procesin e fushatës zgjedhore në Shqipëri në 30 vite. Një shkelje penale dhe një akt i shëmtuar i kryer nga matrapazët e inceratorëve. Njihuni me të vërtetën se sa poshtë kanë rënë zuzarët e “Rilindjes” dhe se çfarë mendje kriminale kanë fundërrinat e mafias së plehrave të cilëve u shtohet një padi tjetër penale për shkeljet dhe zullumet e shumta që kanë bërë. Harxhojnë milionat e vjedhura nga inceneratorët për kamera dhe mjete përgjimi për të intimiduar e frikësuar njerëzit e LSI. Asgjë nuk e ndal FITOREN E MADHE të 25 prillit. Janë të kapitulluar. Më 25 prill fiton Durrësi dhe Shqipëria”, tha Guri.

Exit mobile version