Connect with us

Aktualitet

Përhapja e Covid nga ajri, mjeku epidemiolog citon studimin e Harvard: Ja tre rregullat që duhet të zbatoni

Published

on

Epidemiologu Ilir Alimehmeti reagon pas alarmit të dhënë se koronavirusi transmetohet përmes ajrit. Epidemiologu i referohet nje studimi të fundit të bërë, sipas të cilit, “totali i evidences se disponueshme aktualisht sugjeron se transmetimi mes aerosolit ne distance te larget nuk eshte menyra dominante e transmetimitg te SARS-COV-2.”

 

Me një postim në ‘Facebook’, Alimeheti shkruan se “Studiuesit e Universitetit Harvard (SHBA) publikuan dje ne JAMA Network, nje permbledhje te evidencave dhe teorive mbi perhapjen e SARS-CoV-2 nga ajri (aerosol)”.

 

Sipas studimit, “totali i evidences duket i papajtueshem me transmetimin e SARS-CoV-2 permes aerosolit, veçanerisht ne hapesirat e ventiluara mire”.

 

Mjeku thekson se për të rritur mbrojtjen duhet të zbatoni tre rregullat e njohura tashmë, distancë 2 metër, higjienë dhe maskë, nëse distanca nuk është e mundur.

 

Mesazhi i epidemiologut:

 

Postimi nga Alimehmeti

❗“Frika ka dy kuptime: “Harro çdo gje dhe vrapo” ose “Perballu me çdo gje dhe çohu”. Zgjedhjen e ben ti!”❗

Cit. Zig Ziglar

 

👉 Perhapet koronavirusi nga ajri apo jo? Kjo eshte çeshtja!

 

🇺🇸 Studiuesit e Universitetit Harvard (SHBA) publikuan dje ne JAMA Network, nje permbledhje te evidencave dhe teorive mbi perhapjen e SARS-CoV-2 nga ajri (aerosol).

 

 

Perfundimet e tyre te perkthyera jane:

 

👉 “…Totali i evidences duket i papajtueshem me transmetimin e SARS-CoV-2 permes aerosolit, veçanerisht ne hapesirat e ventiluara mire.

 

👉 Ne praktike, kjo do te thote se, per te minimizuar perhapjen e SARS-CoV-2, mjafton distanca 2 metra larg te tjereve dhe, ne rast se kjo distance nuk eshte e mundur te mbahet, mjafton mbajtja e maskave mjekesore, e maskave me cope me cilesi te larte, ose mbrojteset e fytyres (pa harruar higjienen e shpeshte te duarve, pastrimin e ambjentit dhe optimizimin e ventilimit te ambjenteve te brendshme)…”

 

👉 “…Eshte e pamundur per te dale ne perfundimin se nuk ndodh kurre transmetimi permes aerosolit dhe eshte krejtesisht e kuptueshme pse shume preferojne te gabojne duke shkuar ne ekstremin e kujdesit, veçanerisht ne ambjentet spitalore gjate kujdesjes per pacientet me COVID-19 te dyshuar apo te konfirmuar.

 

✅ Megjithate, totali i evidences se disponueshme aktualisht sugjeron se TRANSMETIMI PERMES AEROSOLIT NE DISTANCE TE LARGET NUK ESHTE MENYRA DOMINANTE E TRANSMETIMIT TE SARS-COV-2.”

 

Pra, vazhdojme me 3 rregullat baze:

  1. Distance fizike (2 metra)
  2. Higjiene e duarve
  3. Mbajtje maske nese nuk ruhet dot distanca.

 

Shtojme rregullin 4 te sugjeruar nga dr. Skender Brataj:

  1. Njofto edhe te tjeret te respektojne tre rregullat e mesiperme.