
Një furgon është përmbysur ditën e sotme në superstradë Lezhë-Milot, pranë fshatit ishull-Lezhë.
Sipas informacioneve paraprake , nga aksidenti i ndidhur, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që është bllokuar qarkullimi i automjeteve për disa minuta në këtë aks rrugor.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe po punohet për largimin e mjetit nga rruga në mënyrë që të zhbllokohet qarkullimi i mjeteve në aksin rrugor Lezhë-Milot.