
ELBASAN– Qyteti i Elbasanit ndodhet nën pushtetin e ujit. Pasditja e sotme ka sjellë reshje të dendura në këtë qytet duke bërë që akset kryesore rrugore të kenë vështirësi në qarkullimin e makinave.
Disa lagje janë bërë të pakalueshme për këmbësorët, pasi niveli i ujit është rritur duke bërë që rrugët të përmbyten.
Më poshte, keni edhe një video nga Elbasani, të filmuar në momentin që shiu kishte vetëm pak minuta që kishte nisur