Aktualitet

Përmbytet Elbasani, reshjet e dendura të shiut bllokojnë akset kryesore, vështirësi në qarkullimin e makinave

Published

on

ELBASAN– Qyteti i Elbasanit ndodhet nën pushtetin e ujit. Pasditja e sotme ka sjellë reshje të dendura në këtë qytet duke bërë që akset kryesore rrugore të kenë vështirësi në qarkullimin e makinave.

Disa lagje janë bërë të pakalueshme për këmbësorët, pasi niveli i ujit është rritur duke bërë që rrugët të përmbyten.

Më poshte, keni edhe një video nga Elbasani, të filmuar në momentin që shiu kishte vetëm pak minuta që kishte nisur

 

Exit mobile version