
Një automjet në Sukth të Durrësit është përplasur me një shtyllë elektrike. Për pasojë, mësohet se janë lënduar katër personat që ndodheshin në automjet.
Në gjendje të rëndë është shoferi, i cili bashkë me të lënduarit e tjerë janë dërguar në spitalin e Durrësit për mjekim. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. tpz.al