Connect with us

Aktualitet

Përplasje në KQZ/ Mbetet pezull fleta e votimit e zgjedhjeve të 25 prillit

Published

on

Mbetet ende pezull se cila do të jetë fleta e votimit të cilën do të marrin në dorë qytetarët në 25 prill. Shkak është bërë një mosmarrëveshje mes 2 organeve të reja të KQZ-së që janë Komisoneri Shtetëror i Zgjedhjeve dhe Komisioni Rregullator.

Komisioneri Shtetër Ilirian Celibashi e ka propozuar tashmë modelin e fletës (LEXO KETU), por Komisioni Rregullator votoi unanimisht në mbledhjen e së mërkurës në mbrëmje se kjo nuk është në kompetencë të tyre.

“Komisioni Rregullator në mbledhjen e ditës së sotme konstatoi mungesën e kompetencës për shqyrtimin e projektvendimit “Për miratimin e përmbajtjes së fletëve të votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 prill 2021”, të propozuar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve” – thuhet në vendimin e marrë në një mbledhje të shkurtër.

Tashmë do të mbetet të shihet cili do të jetë vendimi i Komisionerit Ilirian Celibashi. Ai mund të vendosë që jta miratojë vetë modelin e fletës. Në rast se ndonjë nga partitë nuk është dakord me këtë vendim, çështja mund të shkojë në Kolegjin Zgjedhur që është edhe shkalla më e lartë e zgjidhjes së konflikteve.

Në modelin e përzgjedhur nga Celibashi është një fletë votimi ku kandidatët prezantohen me numra dhe me emra të renditur në kolona.