Aktualitet

Personat me aftësi të kufizuar protestë në Pogradec: Kërkojmë shlyerjen e parave të prapambetura

Published

on

Personat me aftësi të kufizuar kanë dalë këtë të hënë në protestë.

Protesta u zhvillua në afërsi të bashkisë së Pogradecit ndërsa shkaku ka qenë indeksi i pagave që ata nuk i kanë marrë prej një periudhe një vjeçare.

Sipas tyre ata kanë fituar të drejtën për shlyerjen e lekëve të prapambetura me vendim te formës së prerë në datë 21.12.2020, por edhe në këto kushte problemi i tyre nuk është zgjidhur.

Vështirësia e personave me aftësi të kufizuara shkon përtej pagesës mujore që u takon të marrin.

Ata vuajnë jetesën sociale, ilaçet dhe shërbime të tjera.

Pas protestës ka ardhur edhe reagimi i bashkisë së Pogradecit të cilët bëjnë të ditur se pas një bashkëbisedimi me Ministrinë e Financave pritet te arrihet një zgjidhje përfundimtare pasi është kjo e fundit ajo që do të çelë fondet .

Gjithsej janë rreth 200 persona me aftësi të kufizuara në bashkinë e Pogradecit që nuk kanë marr pagat shumat e të cilave ndahen sipas kategorive specifike.

Exit mobile version