
Banorët e Velipojës kanë parë një peshkaqen të ngordhur në breg të detit.
Nga fotot e publikuara, peshkaqeni duket i përmasave të mëdha dhe është gjetur pikërisht në zonën e Vulinit në Velipojë
Akoma nuk është marrë ndonjë masë për largimin e tij nga bregu i detit, ndërsa banorët e zonës dhe vizitorët kanë shkuar për ta parë.