Itali

Peshkimi pa leje i specieve të veçanta, dy denoncime nga Policia Bregdetare

Published

on

Ai u kap nga Rojet Bregdetare duke u kthyer në breg pas një peshkimi pa leje. Policia arriti  kështu  që të kapte 6 kg midhje deti, të marra pak më parë në shtratin e detit të San Giorgio, në Bari Itali. Burri u raportua dhe u gjobit, sëbashku me bashkëpunëtorin e tij, një mik i cili e priste atë në breg.

Ky i fundit, duke kuptuar mbërritjen e Rojës Bregdetare, ishte përpjekur të paralajmëronte peshkatarin në një përpjekje për të dal sa më shpejt në breg. Bashkëpunëtori u denoncua më pas për dhënie  ndihme peshkimit të paligjshëm, ndërsa e gjithë sasia e kapur u sekuestrua nga ushtria.

Peshkimi, posedimi dhe shitja e  specieve të detit, mjaft të veçanta pa leje, dënohen me dënime shumë të ashpra, përfshirë dënimin me arrest nga dy muaj deri në dy vjet heqje lirie ose me një gjobë që varion nga 2,000 deri në 12,000 euro, përveç sigurisht konfiskimin të mallrave dhe të gjitha pajisjeve të përdorura.//telebari//

Exit mobile version