Aktualitet

Pësoi arrest kardiak, humb jetën në Durrës plazhisti 64-vjeçar

Published

on

Viktima është 64-vjeçari me iniciale Sh.Xh. Ai pësoi arrest kardiak sapo doli nga uji.

DURRËS– Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në plazhin e Durrësit 64-vjeçari me iniciale Sh.Xh. Policia bën me dije se 64-vjeçari nga Patosi ka pësuar arrest kardiak, pasi ka dalë nga uji. Menjëherë ai ka ndërruar jetë.

Njoftimi i Policisë: 

Më datë 08.08.2020, rreth orës 10:20, në lagjen nr.13, Durrës, tek “Shtëpia e Pushimit e Ministrisë së Brendshme”, shtetasi Sh.Xh., 64 vjeç, banues në Patos, pasi ka dal nga uji nuk është ndjerë mirë dhe dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë sot është gjetur i pajetë trupi i një gruaje në ujrat e lumit Vjosë në Memaliaj. Nuk dihet ende se kujt i përket trupi. Policia ka nisur hetimet.

Exit mobile version