Lajme

Petrit Vasili: Media zbuloi kryeministrin arrogant që trembet nga fjala e lirë

Published

on

Kreu i Grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me sulmin e ashpër të kryeministrit Edi Rama karshi gazetarëve, ku shkruan se media zbuloi kryeministrin arrogant që frikësohet nga fjala e lirë.

Gjithashtu në lidhje me votimin  e djeshëm në parlament, ku mazhoranca rrëzoi kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e deputetit, Sajmir Tahiri, Vasili thekson se dje krimi fitoi një kryeministër dhe sipas tij qytetarët humbën përfundimisht kryeministrin e tyre.

“Kriminalizim i qeverisjes u vulos me votimin e djeshem te maxhorances se rilindjes.
Ky votim eshte nje faqe e zeze e pashlyeshme moralisht dhe politikisht per kryeministrin,qe ka derdhur tonelata te tera morali,hipokrizie dhe dengla puritanizmi ne publik e kudo gjetke. 
Sot edhe shqiptari me indiferent e ka shume te qarte se ne krye te qeverise eshte nje hipokrit pa principe,hysmeqar te krimit,te shkretuar nga idete dhe te boshatisur nga morali dhe integriteti njerezor. Dje krimi fitoi publikisht nje mik kryeminister, qytetaret humben perfundimisht kryeministrin,ndersa media zbuloi sharlatanin arrogant te trembur nga fjala e lire”, shkruan Vasili në facebook.

Exit mobile version