Aktualitet

Plagosje me armë në Shkodër, zbulohet identiteti i të plagosurit

Published

on

Pa kaluar 24 orë nga plagosja e dyfishtë e së shtunës, mbrëmjen e sotme në Shkodër është shënuar një tjetër ngjarje kriminale. Një person është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mark Lula”.

Burime pranë policisë së Shkodrës bëjnë me dije se i plagosuri është Mikel Fusha. Ai është plagosur në këmbë.

Po sipas të njëjtave burime nga grupi hetimor autori është identifikuar dhe po punohet për arrestimin e tij. Dyshohet se shkak i plagosjes ka qenë një konflikt i çastit.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Shkodrës.

Exit mobile version