Aktualitet

Plas sherri në mes të Tiranës, karriget “fluturojnë” në ajër, efektivi i policisë nxjerr armën të ndajë qytetarët

Published

on

Mëngjesin e sotëm një konflikt ka ndodhur në mes të Tiranës në afërsi të shkollës “Çajupi”.

Nga burimet paraprake mësohet se në konflikt janë përfshirë disa persona dhe ndërkohë një polic i cili ndodhej aty pranë ka tentuar të nxjerrë armën për të vënë situatën nën kontroll.

Dyshohet se dhe një nga personat të përfshirë në konflikt të ketë nxjerrë armën e zjarrit, mirëpo kjo ende nuk është verifikuar nga policia.

Si pasojë e këtij konflikti fizik kanë mbetur të dëmtuar katër persona pasi dyshihet se janë përdorur sende të forta.

Ndërkohë, një person është ndaluar dhe po shoqërohet në komisariatin nr.4.

Screenshot 4 15

Exit mobile version