Aktualitet

Po bënin foto romantike, burri turk hedh nga shkëmbi gruan për të përfituar…

Published

on

Ndonëse kanë kaluar tri vite nga vrasja e një gruaje turke në provincën Mugl, gjykata vetëm tani ka dhënë vendimin për autorin e dyshuar.

Pretendohet se para dy vitesh, në juglindje të Turqisë, Hakan Aysal, shtyu nga një shkëmb gruan e tij shtatzënë, fill pasi bënë një selfie.

Si pasojë gruaja humbi jetën. Hakan është akuzuar për vrasje nga gjykata turke në Fethiye. Dyshohet se ai e vrau bashkëshorten për të marrë paratë e shpërblimit.

Në kohën kur ndodhi ngjarja, u cilësua si aksident tragjik dhe sipas dëshmisë së 40-vjeçarit në polici, gruaja e tij kishte humbur ekuilibrin dhe kishte rrëshqitur.

 

 

Gruaja ra nga më shumë se 300 metra lartësi ndërsa përreth nuk kishte njerëz të tjerë. Në aktakuzë pretendohet se Aysal e mori gruan e tij në breg të lumit teksa ndodheshin me pushime, pastaj e shtyu nga shkëmbi. Nëse burri shpallet fajtor, do të dënohet me burgim të përjetshëm.

Exit mobile version