Connect with us

Aktualitet

“Policia dhe Prokuroria kanë dështuar”, gazetarja: Pikat e nxehta të narkotrafikut në Tiranë

Published

on

Gazetarja Anila Hoxha, në ABC-ja e mëngjesit u shpreh se Porti i Durrësit është kthyer në një nga portat kryesore të hyrjes së kokainës.

Po ashtu Hoxha tregoi se edhe pikat e nxehta të narkotrafikut në Tiranë, duke përmendur, Kombinatin, Valiasin dhe Saukun.

“Ne jemi vend tranzit shumë i mirë për trafikantët. Porti i Durrësit është kthyer në një nga portat kryesore të hyrjes së kokainës.

Mund të qëndrojë shumë për përdorim të brendshëm. Ne vendin tonë është rritur numri i atyre që konstatohen me kokainë. Në Valias ka pasur raste që janë konstatuar persona duke përdorur kokainë, po ashtu në Kombinat dhe në Sauk”, tha Hoxha.

Gjithashtu ajo theksoi se Ekuadori është kthyer në një vend ku jetojnë shumë shqiptarë, duke u kthyer në një kategori që janë krahu i djathtë i narkotrafikantëve, ndërsa shtoi se në vendet e Amerikës Latine janë vrarë shqiptarë.

Çështja është, sa ia del mban Prokuroria apo Policia shqiptare me të gjitha ligjet që ka ta godasë trafikantin aty ku i dhemb, që janë pasuritë. Por pranohet që të gjitha Prokuroritë kanë dështuar. 80% të rasteve janë mbyllur, ka pasur dosje që janë hapur, por prokuroria në fakt dështon.

Një nga prokurorët e anti-mafies italiane e pranoi kohë më parë se një nga format e pastrimit të parave është industria e ndërtimit.

Shpesh në flasim shpesh për vendet e Amerikës Latine. Ekuadori është kthyer në një vend ku shumë shqiptarë jetojnë atje. Vitet e fundit ka pasur persona që janë vrarë. Tani një kategori e caktuar janë kthyer në krahun e djathtë e trafikantëve”, tregoi Hoxha.

Gjatë bisedës në studio Hoxha ndau edhe disa detaje nga raporti për korrupsionin e narkotikut. Ajo gjithashtu theksoi se situata e përdorimit të drogës mbetet alarmante.

Sot policia sipas saj ka dështuar në luftën kundër shpërndarësve, ndërsa shtoi se brenda Tiranës ka rrjete që shpërndajnë lëndë narkotike dhe se adoleshentët nën 18-vjeç sot janë shpërndarës të lëndëve narkotike.

“Ne furnizojmë Europën me kanabis dhe askush nuk merret me faktin që rinia në vendin tonë është kthyer në përdorues të kanabisit”, u shpreh ajo, ndërsa theksoi se në Tiranë ka rrjete që shpërndajnë lëndë narkotike dhe se adoleshentë nën 18-vjeç janë kthyer në shpërndarës të lëndëve narkotike.

“Policia e Tiranës ka dështuar me goditjen e rrjeteve, të kapësh 600 persona dhe të mos gjesh se kush e shpërndan drogën”, tha Hoxha,

ndërsa shtoi: “Vendi ynë ka struktura anti-droge që ka efektivitet por jo për të goditur grupet e shpërndarjes.

Në zona të caktuara ka adoleshentë, fëmijë nën 18-vjeç që përdoren nga grupe kriminale për të shpërndarë hashash sepse ato nuk i kap ligji”, sqaroi Hoxha.