Aktualitet

Akuzohet se falsifikonte tamponët e COVID-19, SPAK arreston mjekun tek Instituti i Higjienës

Published

on

Policia e Tiranës ka vënë në pranga mjekun e Instituti të Higjienës Niko Nikaj, pasi ndaj tij ishte dhënë masa e “arrestit me burg” nga ana e GJKKO-së, nën akuzën e korrupsionit.

Mjeku i Institutit të Higjienës, Niko Nika dyshohet se merrte para për të bërë tampon jashtë radhe.

Njoftimi i policisë:

Nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit N. N., 66 vjeç, pasi Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, kryer në bashkëpunim, më shume se një herë dhe “Ushtrim, ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë.

Exit mobile version