Connect with us

Aktualitet

Policia informacion zyrtar për ngjarjen në Vlorë: Rrethanat ende të paqarta, i plagosuri dyshohet…

Published

on

Policia e Vlorës ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen e mbrëmjes së sotme në qytetin bregdetar.

Vetë Policia konfirmon se rrethanat janë të paqarta.

Ajo thotë se i plagosuri dyshohet se është qëlluar me armë zjarri dhe u dërgua në spitalin e Vlorës.

Ergys Likaj ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vlorë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:55, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi E. L, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.