Uncategorized

Pranohet kërkesa për ndryshim të masës së sigurisë e Klement Balilit..

Published

on

Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e Klement Balilit të njohur ndryshe si eskobari i Ballkanit për ndryshim të masës së sigurisë.

“Abc News” raporton se gjykata ka vendosur që të ngrejë një grup ekspertësh mjek të cilët duhet të ndërtojnë raportin nëse Balili është vërtet me probleme shëndetësore apo jo.

Aktualisht Klement Balili vuan dënimin në burgun e Peqinit në siguri të lartë, dhe nëpërmjet kërkesës kërkon që pjesën tjetër ta vuaj në siguri të ulët.

Në datë 17 tetor të vitit 2019 Gjykata e Apelit për Krime të Rënda la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke dënuar me 10 vjet burg Balilin, dënim me gjykim të shkurtuar.

Balili duhet të kalojë 10 vite në qeli nën akuzat për trafik droge, pastrim parash, fshehje të pasurisë, për grup kriminal dhe dënimin po e vuan në një burg të sigurisë së lartë.tpz.al

Exit mobile version