Aktivitetet do të zhvillohen në 3 zona kryesore: Përgjatë rrugës ‘’Kont Urani’’, segmenti nga rruga ‘’Durrësit’’ deri tek rruga ‘’Mihal Duri’’, do të zhvillohet një minipanair libri me botime mjedisore dhe jo vetëm.
Ndërkohë që rruga ‘’Luigj Gurakuqi’’ deri tek sheshi ‘’Avni Rustemi’’, do të shërbejë për promovimin e mjeteve ekologjike të transportit. Ndërkohë që disa rrugë në zonën e Ish Bllokut do të kthehen në hapësira shërbimi për njerëzit.
Aktivitetet nga 18 shtatori – 22 shtator
Tirana do i bashkohet edhe këtë vit “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për të përdorur sa më pak mjetet që ndotin ambientin dhe për të përqafuar gjithmonë e më shumë qasjet e reja transporti që janë miqësore me ambientin.
Aktivitetet nisin më 18 shtator Qendrën Multifunksionale TEN, ku Bashkia Tiranë në bashkëpunim me REC Albania, do të organizojnë takimin tematik ‘’Transporti ekologjik në Tiranë’’.
Më 19 Shtator te Reja do të jepen shfaqje filmash me temë ‘’Transporti i qëndrueshëm dhe mjedisi në përgjithësi’’, ku të pranishëm do të jenë përfaqësues të OJF-ve, përfaqësues të shoqërisë civile, trup diplomatik e qytetarë të tjerë.
Më 20 shtator përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” do të organizohet gara me biçikleta me nxënësit e shkollave 9-vjeçare të Tiranës, ku për fituesit do të shpërndahen dhe çmime simbolike.