Aktualitet

Prej 12 ditësh i infektuar me COVID-19, ndahet nga jeta Kryetari i Këshillit të Bashkisë Kavajë

Published

on

Është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare si pasojë e Covid-19 Kryetari i Këshillit të Bashkisë Kavajë Ramazan Cara. Ai ka rezultuar i infektuar me virusin SARS COV2 që prej datës 1 shkurt ndërsa së fundi ai ishte shtruar për mjekim të specializuar në spital.

Fillimisht ai u trajtua në banesën e tij në Kavajë por pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore u dërgua në spital. Kreu i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali ka përcjellë një mesazh të ndjerë për bashkëpunëtorin e tij.

Exit mobile version