
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan i shprehu sot kancelares gjermane, Angela Merkel dëshirën e tij për të mbajtur një samit Turqi-BE në gjysmën e parë të vitit 2021.
“Presidenti Erdogan përsëriti dëshirën e tij për të mbajtur një samit Turqi-BE para përfundimit të presidencës Portugeze”, tha presidenca Turke pas një telekonference, që u mbajt gjatë ditës së sotme.
Erdogan gjithashtu i tha Merkelit se Ankaraja është e vendosur të ruajë frymën “pozitive” në marrëdhëniet me BE. tpz.al