Aktualitet

Presidenti i Maqedonisë së Veriut nënshkruan Dekretin.

Published

on

Kujtojmë se më 21 janar, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi projektligjin për regjistrim, që duhet të mbahet në muajin prill të këtij viti. Me këtë ligj duhet të mundësohet që në Maqedoninë e Veriut të zbatohet regjistrimi pas 19 vitesh.

Regjistrimi do të zbatohet në periudhën prej 1 deri më 21 prill të vitit 2021. Regjistrimi i fundit i popullsisë në vend është mbajtur në vitin 2002, sipas të cilit numri i popullatës ishte 2 022 547.

Në vitin 2011 filloi të realizohet regjistrimi, por u ndërpre pasi anëtarët e komisionit regjistrues dhanë dorëheqje kolektive dhe të parevokueshme

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nënshkroi Dekretin për shpalljen e Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë.

Në njoftimin e kabinetit të presidentit, thuhet se pas konsultimeve me ekspertë juridikë, Pendarovski nënshkroi sot Dekretin për shpalljen e Ligjit për Regjistrim të Popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021.

Në njoftim thuhet se presidenti Pendarovski pret që procesi i zbatimit të regjistrimit të mos politizohet, ndërsa të dhënat e grumbulluara të jenë në shërbim të zhvillimit të përgjithshëm, me çka do të mundësohet formimi i strategjive afatgjate në sferat vitale të shtetit.

Exit mobile version