Kryeministri Edi Rama i uroi mirëmengjës shqiptarëve mëngjesin e së shtunës me një video 3D sesi do të transformohet Durrësi.
Projekti është komentuar nga shumë qytetarë në Facebook-un e Ramës, disave prej të cilëve kreu i ekzekutivit ka zgjedhur t’u kthejë përsonalisht përgjigje.
“Pyetja e natyrshme eshte sa impakt do kete per jeten ekonomike te zones se Durresit. Nqs do jete nje marine qe do te perdoret nga te pasurit impakti eshte 0…..
Transparence eshte fjala e duhur e shoqeruar me nje studim te mirfillte ekonomik.”,– shkruan një qytetar.
Ndërkohë, në përgjigjen e tij Rama shkruan:
“Impakti i ketij projekti nuk do te jete i madh vec per Durresin po per gjithe Shqiperine, sepse te tilla zhvillime sjellin punesim te madh e rritje te madhe te konsumit ne krejt zinxhirin e vleres!”
Ndërsa një tjetër qytetar i kujton se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga tërmeti
“Cuditem pse duhet ti kerkosh voten popullit.ti lek ke ti famen e krijove ti shtepi ndertove. Dhe kryeministra tjere moren lek dhe ndihma nga europa po i moren te fortet .u ndan naj thes mill kur ishin votat.mu ka shkatrru shkatrru apartamenti ne durres nga termeti e skam marr as nje ndihm po sme plas fare se kam ta rregulloj vet,po me bohet qejfi jasht mase kur shoh familje qe hyjne ne shtepi te reja uroj te vazhdosh deri ne fund mos rri familje pa streh.”,- shkruan qytetari.
Përgjigja e menjëhershme e kryeministrit është:
“Cuditesh normal sepse ti dhe une jemi ndryshe, ti e ke mendjen tek leket ndersa une jo, ndersa per apartamentin ne Durres nuk ke marre ndihme vetem nese nuk ke aplikuar, se kush ka aplikuar i ka marre dhe jane me mijera e mijera!”
Ka dhe nga ata qytetarë që në komentet e tyre thonë se nga video 3D e paqartë zoti kryeministër ne si durrsak asnjë gjë nuk kuptuam aty vetëm si mbushet gota e verës, apo si shtrydhet limoni në ushqim.