Connect with us

Bota

“Prindërit përdorin truk me alfabetin për të na dalluar”, historia e çuditshme e familjes me 150 vëllezër e motra

Published

on

Murray Blackmore, nga familja e madhe poligame Blackmore, ka zbuluar se si prindërit e tij mbajnë gjurmët e fëmijëve të tyre të shumtë që mos të  harrojnë asnjë emër.

Ai ka shpjeguar se si është të kesh 150 vëllezër e motra në TikTok. Murray  është fëmija i 65-të , prindërit e tij  emëruan  të gjithë fëmijët e lindur në të njëjtin vit në mënyrë që të fillojnë me të njëjtën gërmë.kështu që të gjithë  emrat e fëmijëve në  grupmoshën e tij  fillojnë me ” M “.

  • Në rrjete e tij sociale, shihet se adoleshentët e familjes nuk jetojnë me nënat e tyre, por në një “shtëpi moteli”.

    Adoleshenti u shpreh se ai kaloi vite duke u përpjekur për të fshehur mënyren e tij të jetesës, por tani ai është zhvendosur në SH.B.A dhe nuk e ka më problem të flasë për këtë gjë.Ai ka shtatë motra ,dhe  shpjegoi gjithashtu diferencat e mëdha në moshë midis fëmijëve,vëllai i tij më i  madh është në moshën 44 vjeçare dhe më i vogli vetëm një vjeç.