Aktualitet

Procesi i numërimit të votave, reagon për herë të parë Presidenti Meta

Published

on

Ndërkohë që vijon numërimi i votave në mbarë vendin, ka reaguar për herë të parë Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Meta shprehet se të gjitha votat do të numërohen dhe se “nuk duhet të përzgjidhen qëllimisht për t’u numëruar kuti për qëllime demoralizimi të rivalëve”.

“Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit.

Numëruesit të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve.

Të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Çdo votë në kuti do numërohet dhe rinumërohet deri në fund“, shkruan Meta.

Kujtojmë se deri në këto momente, PS ka fituar njësinë 10 në Tiranë dhe kryeson në pjesën më të madhe të qarqeve të vendit, ndërkohë që opozita ka avantazh në veri.

Exit mobile version