Connect with us

Aktualitet

Programi i PD/ Bujar Leskaj: Bashkë do të sjellim ndryshimin që kemi nevojë!

Published

on

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, mori pjesë në seminarin e zhvilluar nga Qendra Shqiptare për Qeverisje të mirë (ACGG) me mbështetjen e Fondacionit “Konrad Adenhauer” dhe në koordinim me Partinë Demokratike nëpër shtabet elektorale të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, Leskaj është shprehur se emokracitë ekzistojnë për sa kohë demokratët ngrihen në këmbë për ruajtjen e tyre, ndaj thotë ai, PD-ja do të ngrejë një demokraci të qëndrueshme e funksionale.

“Sot përshëndeta seminarin e zhvilluar nga Qendra Shqiptare për Qeverisje të mirë (ACGG) me mbështetjen e Fondacionit “Konrad Adenhauer” dhe në koordinim me Partinë Demokratike nëpër shtabet elektorale të Shqipërisë!

Seminari kishte për qëllim trajnimin dhe kualifikimin e mëtejshëm për të ndihmuar në përcjelljen e shpejtë, të saktë dhe të kuptueshme të mesazheve politike dhe programit elektoral të PD në bazë.

Pjesë e grupit të trajnimit ishin të rinj e të reja, të cilët kanë aftësinë e komunikimit në publik në takime me qytetarët, si edhe nëpërmjet formave të tjera virtuale në internet.

Aktiviteti u çel nga drejtori i ACGG, z. Arben Çejku. Takimi u përshëndet nga kryetari i PD dega Vlorë, Genc Deromemaj, nga shefi i zyrës së organizimit në PD, Lulzim Omuri dhe Prof. Edlira Gjoni.

Fola për figurën e kancelarit Konrad Adehnauer, vlerat të cilat përcjell jeta dhe aktiviteti i tij politik; për fondacionin që mban emrin e tij dhe aktivitetin e këtij fondacioni në Shqipëri. (Fjalën e plotë e lexoni në ëëë.bujarleskaj.com)

Përcolla mesazhin se: “Demokracitë ekzistojnë për sa kohë demokratët ngrihen në këmbë për ruajtjen e tyre. Dhe PD do të ngrerë një demokraci të qëndrueshme e funksionale!”

I ftova të rinjtë t’i intensifikojnë përpjekjet e tyre, në mënyrë që të garantojmë fitoren e PD në zgjedhjet e 25 prillit, për t’i sjellë ndryshimin vendit tonë.

Ndryshimi ynë do të vijë se ne po bashkohemi si parti e si qytetarë; do të vijë se kemi një program gjithëpërfshirës, një program që synon rehabilitimin e ekonomisë, shërimin nga papunësia, rikthimin e të rinjve, zhvillimin e arsimit dhe demokracisë!

Ne duam t’i hapim Shqipërisë rrugën drejt BE, por shqiptarët e dinë tashmë se kjo është një rrugë që përshkohet pa Edi Ramën, i cili në 8 vite nuk ka bërë asgjë dhe thjesht kërkon një mandat të tretë.

PD është me Rininë dhe për Rininë!

Është me Shqipërinë dhe për Shqipërinë!

Është për Demokracinë dhe me Demokracinë!

Bashkë do të sjellim ndryshimin që kemi nevojë”, shprehet në njoftimin e tij përmes rrjeteve sociale, drejtuesi i PD-së në Vlorë, Bujar Leskaj.