Connect with us

Lajme

Protesta e mbrëmshme në Durrës, policia: 2 arrestime dhe 2 proçedime penale

Published

on

Drejtoria e Policisë së Durrësit, bëri me dije se ka arrestuar në flagrancë dy persona dhe ka nisur proçedimin penal për dy persona të tjerë, pasi akuzohen për organimin e protestës së mbrëmshme në këtë qytet.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. M., 24 vjeç dhe A. B., 30 vjeç, si dhe proceduan penalisht shtetasit A. V., 20 vjeç dhe F. D., 23 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

 

Këta shtetas, edhe pse shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur që nuk lejohen tubimet dhe grumbullimet për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, kanë vijuar të protestojnë.