Aktualitet

PS mbledh të enjten Asamblenë Kombëtare, nga fjala e Ramës te zgjedhja e Kryesisë së re, zbardhet rendi i ditës

Published

on

Sekretari i Përgjithshëm i PS ka thirrur sot mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Selia roze bën me dije se fillimisht do miratohet rendi i ditës, mandej do të mbaj fjalën kryesocialisti Rama, dhe do të zgjidhet Kryesia e Re si dhe drejtuesit politik të qarqeve dhe sekretariatit ekzekutiv të partisë.

Nuk dihet ende nëse kryeministri Edi Rama do të bëjë me dije emrat e kabinetit të ri qeveritar në mbledhjen e Asamblesë.

NJOFTIM

Për thirrjen e Mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste

⁠Mbështetur në Statutin e Partisë dhe në Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste Neni 4, Sekretari i Përgjithshëm thërret Mbledhjen e Asamblesë Kombëtare me këtë rend dite:

I. Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës.

II. Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste Edi RAMA.

III. Zgjedhja e Kryesisë së re, drejtuesve politikë të qarqeve dhe sekretariatit ekzekutiv të partisë.

KRYETARI I ASAMBLESË KOMBËTARE
Taulant Balla

Exit mobile version