Connect with us

Aktualitet

PS po bën abuzime në Durrës, kërkon të blejë vota, kemi fakte”, Paloka: Do të fitojmë nëntë mandate në këtë qark!

Published

on

Kandidati i PD për Qarkun e Durrësit, Edi Paloka, i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në “News 24”, foli për fushatën zgjedhore dhe ditën e votimit.

Ai tha se situata deri më tani në Durrës është e qetë, por shtoi, se ka elementë të caktuar nga Partia Socialiste, që kërkojnë të bëjnë abuzime të ndryshme në këmbim të votës.

Paloka theksoi se këto raste janë monitoruar dhe janë mbledhur fakte, të cilat do të dorëzohen edhe në organet e drejtësisë.

Paloka tha ndër të tjera, se Partia Demokratike ka ardhur me premtime konkrete dhe nënvizon se kudo që shkon, ndihet nevoja për ndryshim.

“Fushatën do e shija me dy pamje, atë të errësirë dhe dritën. Të dritës do të shihja atë të opozitës, që ka dalë, dëgjon probleme, angazhohet për zgjidhje. Një fushatë që duhet të jetë normale, kontakti me njerëzit është kryesore.

Nga krahu tjetër atë që quaj fushata e errësirës, aty janë deputetë që s’kanë bërë takime me njerëzish dhe natën e bëjnë fushatën. Sheh natën, çakull që hidhet natën, shtyllat elektrike që ngulen si rastësisht, përpjekje të dëshpëruara për të bërë ato që duhet të kishin bërë në këto 8 vite.

Kjo është më e pakta, sepse ka dhe krime elektorale, abuzimet me pushtetin, punësime 2 mujore dhe shumë shkelje të tjera. Krimi elektoral dhe shit-blerja e votës është ende evidente. Kam bërë tre padi, njëra nuk është ende publike, por ne kemi prova, emra dhe regjistrime të këtyre që bëjnë këtë punë. Pas këtyre qëndron Ardian Çela, drejtor i OSSHE”, u shpreh Paloka.

Ka zëra që ju bëni denoncimet, për të justifikuar humbjen në Durrës?

Edi Paloka: Vetëm humbje s’ka në Durrës. Këtë e shohin edhe kundërshtarët tanë. Unë dje kam marrë edhe regjistrimin e fundit të atyre që po bëjnë mjeshtrat e Çelës në zonat kryesisht rurale. Do të bëhen edhe publike, i kërkoj policisë që të angazhohet në kapjen e këtyre personave dhe jo të merren me demokratët që ruajnë këto personat që blenë vota.