Connect with us

HOROSKOPI

Pse djemtë e shenjës së Dashit duhen provuar patjetër si partner!

Published

on

Nëse mendoni se po merremi shumë me shënjën e Dashit, na lini t’ju themi se kjo bëhet vetëm për arsyen e thjeshtë se jemi në muajtë e tyre dhe s’mund të merremi tani me njerëzit e shenjës së Luanit.

Tani kini mendjen sepse do t’ju tregojmë gjithë cilësitë e një mashkulli të shenjës së Dashit. Çfarë i dashuri është ai? Si është në jetën romanike dhe ç’ju pret nëse burri juaj i ardhshëm i përket kësaj shenje.

Shpresoj shumё qё ju ta dini se cfarё jeni duke kёrkuar tё mashkulli i jetёs suaj. Nёse kёrkoni emocione tё forta, njё mashkull i Dashit do tjua ofrojё me shumicё, pa asnjё moment tё vetёm mёrzie. Por nёse po kёrkoni pёr sigurinё dhe kёnaqёsinё e njё dashurie tё qetё, jeni nё vendin e gabuar. Dashi mund tju trullosё ju me pasionin e zjarrtё nё njё moment dhe nё castin tjetёr mund tё bёhet i ftohtё si njё ari polar.

Nёse e fyeni apo humbisni interesin e tij, ose tё dyja bashkё, natyra e ngrohtё dhe impulsive e Dashit do tё ngrijё mё shpejt se uji nё Polin e Veriut. Për të ndezur zjarrin e Dashit pёrsёri, duhet tё lloni gjithçka nga e para.Njerëzit e shenjёs sё Dashit janё tё mbushur plot ide dhe energji. Tё ndiqni ritmin e tij , mund tё jetё e lodhshme pёr ju, por do tju bёjё mirё, tё paktёn nga ana mendore. Dashi ёshtё i paduruar me njёrёzit e ngadaltё nё mendime dhe veprime.

Ai mund të jetë shpirti mё bujar mes tё gjitha shenjave, duke dhënë kohën dhe paratё e tij, mbёshtetjen dhe çdo gjё qё disponon me kёnaqёsinё mё tё madhe, edhe dikujt qё mund tё jetё pothuajse i panjohur pёr tё. Por gjithashtu ai mund tё jetё jotolerant, i pakujdesshёm, egoist dhe shumё kёrkues kur dёshirat dhe nevojat e tij nuk plotёsohen apo vonohen, ose kur ёshtё i detyruar tё qёndrojё me njerёz negativё pёr tё. Kur vjen fjala për dashurinё, qëndrimi i tij i shkujdesur bёhet i mahnitshёm. Ai do të zhytet në një marrёdhёnie, i bindur se kjo është e vetmja dashuri e vërtetë qё njerёzimi ka njohur ndonjёherё, pёrvec historisё sё Romeos dhe Xhulietёs.

Kur ajo copёtohet, ai mund tё marrё copat e thyera dhe do tё pёrpiqet ti bashkojё ato nё çdo mёnyrё tё mundshme. Nёse riparimi ёshtё i pamundur, ai do tё kёrkojё njё Xhuliet tё re dhe çdo gjё do tё llojё si tё ishte hera e parё. Nuk ka rёndёsi sa herё mund tё ketё gabuar nё dashuri, Dashi ёshtё i sigurt se dashuria e tij e vёrtetё apo shpirti i tij binjak, ёshtё nё ёndrrёn e ardhshme.

Mashkulli i Dashit ёshtё njё nga partnerёt mё pasionant, qё njё grua mund tё kёrkojё apo ёndёrrojё. Ai është kaq idealist dhe i ndjeshëm ndaj ndjenjave, saqё do të shtrydhё të gjithё tingujt, pëshpëritjet,ekstazatdhe poezitё qё mund tё merren nё njё marrëdhënie.

Dashi nuk ёshtё i aftё ti bёjё gjёrat pёrgjysёm. Ai e jep komplet veten e tij, nё interesin pёrvёlues tё momentit. Asnjë shenjë tjetër e zodiakut nuk mund të jetë kaq besnik si Dashi, kur ai është me të vërtetë i dashuruar. Imoraliteti, madje edhe irtimi i pafajshёm, nuk janё zakone tё Dashit, pavarёsisht atyre qё mund tё keni lexuar nёpёr libra. Sidomos, kur ai ёshtё thellёsisht i pёrfshirё nё njё marrёdhёnie me gjithё zemrёn e tij.

Ai është duke kërkuar për një romancë si nёpёr libra me histori dashurie dhe romanca nё kёto tregime, kurrë nuk përfshin një qëndrim të shkujdesur ndaj dashurisë dhe seksit. Sigurisht, ju duhet të qёndroni vigjilente për mundësitë e ardhshme, sepse pavarёsisht sinqeritetit tё tij, pёrkushtimit dhe premtimeve pёr besnikёri absolute (qё janё tёrёsisht tё verteta), nevoja e tij pёr romancё ёshtё kaq e fortё, sqё mund ta bёjё atё tё shikojё diku tjetёr pёr ta gjetur, nёse ju nuk i mbani iluzionet e tij tё gjalla nё çdo kohё.

Momentin qё ju lejoni qё ai tё humbasё shijen e tregimeve tё dashurisё sipas librave, ai do tё devijojё rrugёn tuaj tё pёrbashkёt. Nëse ju mёsoni si tё hapni sytё dhe ta shikoni atё me vёshtrim tё perёnduar, ai do tё qёndrojё me ju i lumtur, pёr gjithё pjesёn tjetёr tё jetёs, duke injoruar cdo femёr mbi tokё, vetёm pёr ju. Pёr ta mbajtuar atё duhet tё mos jeni e turpshme, negative apo e pavёmendshme. Duhet tё jeni njё kombinim i femrёs sё bukur, tё mencur, plot nur dhe hir, qё ti afroheni imazhit tё princeshёs sё ёndrrave tё tij.

Dashi është posesiv dhe xheloz në ekstrem. Ai kurrë nuk do të ketё besim tё verbër te ju, pёrsa i pёrket cёshtjeve tё tilla. Ju thjesht duhet të kuptoni se bisedat e tij të sjellshme me gratë e tjera janë të pafajshme, sepse ai do të kërkojë të gjithë lirinë e kontakteve shoqërore, qё jua mohon juve, nё mos mё shumё se kaq. I dashuri juaj i udhёhequr nga Marsi, do tju vendosi nё një piedestal dhe do tё presё që ju të qëndroni atje.

Ju nuk duhet tё lëvizni as gishtin e vogёl, madje as tё shikoni sic do tё dёshiron tё shikonit Mashkull Dash është një natyrё rebele.Ai do ta sdojë autoritetin dhe mendon se ai ka lindur mё i zgjuar se kushdo tjetër. Ndoshta ai ёshtё mё i zgjuar, por shumica e njerëzve nuk e pёlqejnё kur ju thuhet kjo nё kёtё formё. Për shkak të nevojës së tij për të udhëhequr dhe refuzimit për të ndjekur tё tjerёt, ata që janë në pozita më të fuqishme se Dashi, do ti mësojnë atij mësime të shpeshta përulësie. Në kohë tё tilla, ju duhet tё jeni aty pёr tё, sepse ai do të vrapojë drejt jush pёr tё gjetur rehati dhe siguri, kur egoja e tij është lёnduar thellё.

Pastaj ju do të kuptoni se nën sipёrfaqen e vet-besimit, agresivitetit, shtrihet një kompleks inferioriteti, pёr tё cilin ai do të preferonte tё vdiste, sesa ta pranonte qё e ka. Gruaja e cila pёrkujdeset me dashuri, pёr egon dhe sedrёn e thyer, ka shansin qё tё jetё nё zemrёn e tij pёrgjithmonё. Asnjëherë mos bëni gabimin, të bini dakord me armikun nё njё bisedё tё castit, ose duke u përpjekur të jeni e drejtë. Duaje atë që ai e do dhe urreni atë që ai e urren. Ai e kërkon besnikërinë pa kushte,ashtu sic ai e jep, si në dashuri dhe miqësi. Ky është kodi i tij.

Zёri i tij i ftohtё akull dhe i mёrzitur, shoqeruar mё njё deklaratë tё sinqertë, e bën shumё të qartë çdo gjё. Nga ana tjetër, një akё shpërthyes pёrcёlluese pёr shkak tё zemёrimit, është njё situatё më pak serioze, duke nënkuptuar se pakënaqësia e tij është ndoshta vetëm çёshtje humori dhe lidhja romantike mund të ruhet akoma.

Ju keni më shumë arsye për tu frikësuar nga akulli, sesa nga zjarri i tij. Meshkujve tё Dashit nuk ju pëlqejnё lojrat. Ai do tё jetë i drejtpërdrejtë në të gjitha qasjet e tij. Dhe kjo do të thotë si në dashuri, ashtu edhe në biznes. Ai nuk do të humbasё asnjё sekondё kohё, sapo tё kuptojё qё ka rёnё nё dashuri, por sigurohuni qё tё jetё ai qё e konrmon kёtё, jo ju. Mos e ndiqni nga mbrapa, mos e telefononi shpesh,apo ti shprehni ndjenjat tuaja, derisa tё bindeni qё pasioni ёshtё i ndёrsjelltё. Mënyra më e shpejtë dhe mё e sigurt pёr ta humbur atё, ёshtё tё bёni ju lёvizjen e parё.

Ai dëshiron të jetë e gjithё bota juaj ,por ndryshe nga burrat e tjerë, ai do t’ju lejojë të jeni pjesё e botёs sё tij, në qoftë se ju jeni e barabartë me tё. Mashkulli tipik i Marsit, kёrkon qё partnerja e tij tё jetё super femёrore, por nё tё njёjtёn kohё edhe si cun. Ai dëshiron që ju të jetë krejtësisht e pavarur, por e gatshme për të qëndruar disa hapa prapa tij. Ai do të presi që ju ta lavdëroni atë dhe të jeni e përkushtuar ndaj tij, por asnjeherё nё rolin e shërbyeses sё përulur. Akoma kёtu jeni? Mire, vajzё trime! Kam akoma pёr tju thёnё.

Ai është i aftë për të thënë gjëra të hidhura, mizore dhe me sarkazёm ndaj jush, kur tё jetё i lёnduar. Ai nuk i ka me gjithё mend, por ato mund të thyejnë zemrën tuaj, nëse ju nuk e kuptoni atë. Pastaj ai do të presi që ju ta falni dhe ti harroni tё gjitha. Pra, ju donit njё mashkull, apo jo? Epo, tё jeni e sigurt se do ta gjeni njё tё tillё te partneri juaj Dash. Nёse jeni njё femёr e fortё, ju mund tё keni njё histori dashurie qё tё gjithё do ta keni zili, ashtu si ajo e Romes dhe Xhulietes (pa fundin tragjik, sigurisht). Pasi të martoheni me tё, bashkeshorti juaj Dash do të dominojë në shtëpi pa mё tё voglin dyshim.

Ai nuk do tё japё shpjegime se si e menaxhon ekonominё dhe buxhetin. Ai nuk mund ta administroje mirё buxhetin, por sёrish do tju sygjeroja qё ju mos ta kёrkonit ta merrnit pёrsipёr, edhe sikur tё keni qenё nxёnёse e shkёlqyer nё matematikё. Asnjëherë mos e pyesni pёr çështjet e tij financiare. Është e domosdoshme pёr tё qё ta ketё vetё nё kontrollon kuletën e tij. Ai do të jetë bujar me lekёt dhe tё ardhurat e tij, në qoftë se ai është një Dash tipik dhe do tju jape çdo gjë që ju nevojitet. Çdo foshnje nё familje, do tё gjej tek Dashi babain e devotshёm, kurse ju do shikoni tek ai babain e ёndrrave tuaja. Më vonë, ai mund të jetë pak autoritar me fëmijët dhe do të përpiqet të diktojë karrierën e tyre.

Ai do të jetë një baba i dashur dhe i mrekullueshme pёr tё argëtuar, por ndoshta duhet ti kujtoni herё pas here, se fёmijёt kanё nevojё pёr pavarёsi, po aq sa ka edhe ai nevojё. Atësia është padyshim një nga rolet qё ai do ti gëzohet dhe do tё shijojё mё shumё. Pasi tё martoheni, mund ta vazhdoni karrierёn tuaj profesionale, nёse kjo ёshtё ajo qё dёshironi. Ai ndoshta do ta durojё kёtё, për aq kohë sa ju nuk shkëlqeni më shumë se ai. Inkurajoni pavarësinë e tij, por përpiquni tё frenoni impulsivitetin e tij me shumё takt.

Nёse ai nuk ёshtё nё krye tё çdo gjёje, jeta ka pak vlerё pёr tё. Nёse ai humbet autoritetin në punë ose në shtëpi, optimizmi dhe energjia e tij freskuese, do të kthehet në pakënaqësi dhe mёrzitje nё fund tё ditёs. Asnjëherë mos e shkatërroni burrёrinё e tij, por kurrë mos e humbisni individualitetin tuaj. Një burri tё shenjёs sё Dashit, nuk do ti pёlqejё njё grua qё shkon çdo natё nё klube dhe disko. Por ai nuk do ta tolerontenjë grua që rri gjithё ditёn nё shtёpi duke gatuar dhe duke larё rrobat.

Shënim: Karakteristikat e detajuara të meshkujve që u përkasin shenjës së Dashit janë bërë nga Linda Goodman, astrologia më e shitur sipas New York Times.