Shendeti

Pse është kaq e rëndësishme t’i jepni përparësi gjumit pasi bëni vaksinën e Covid-19!

Published

on

Kërkimet sugjerojnë që mungesa e gjumit ju bën më të ndjeshëm ndaj infeksioneve virale. Anasjelltas, gjumi i mjaftueshëm mund t’ju ndihmojë të krijoni imunitet pas marrjes së vaksinës kundër Covid-19, thotë Christian Benedict, PhD, një profesor i asociuar i neuroshkencës në universitetin Uppsala në Suedi, i cili kohët e fundit botoi një artikull në Lancet Respiratory Medicine mbi këtë çështje.

“Ka disa studime nga grupet amerikane dhe evropiane që kanë treguar se njerëzit që bëjnë një gjumë të mirë gjatë natës pak para dhe pas vaksinimit kundër infeksioneve të virusit, të tilla si gripi sezonal, hepatiti A/B, prodhojnë më shumë antitrupa specifikë për viruset dhe qelizat imune të kujtesës specifike të virusit sesa ata që nuk bëjnë gjumë si duhet.”

Me fjalë të tjera, njerëzit që flenë më mirë, janë edhe më të mbrojtur. Nuk ka ende studime specifike për vaksinat e Covid, por ekspertët besojnë se dhe ky rast nuk ka pse të bëjë përjashtim.

Shumë funksione imunologjike varen nga ritmet cirkadiane dhe gjumi i rregullt. Trupi juaj prodhon proteina citokine kur flini dhe  ka nevojë për më shumë prej tyre kur zhvillon një përgjigje imune. Mungesa e gjumit mund të zvogëlojë prodhimin e citokinave, si dhe antitrupat dhe qelizat që luftojnë infeksionin.

Kur vaksinoheni, trupi juaj mbështetet në përgjigjet imune për të krijuar mbrojtje. Një vaksinë është një substancë që stimulon sistemin imunitar të trupit tuaj për të luftuar, dhe për këtë arsye ju mbron. Përfitimi i vaksinës është se imiton një infeksion dhe për këtë arsye siguron mbrojtje imune.

Burimi: Mayo Clinic, Well & Good

Exit mobile version