HOROSKOPI

Pse jeta është më e bukur me një të shenjës së Binjakëve?

Published

on

Meqë jemi zyrtarisht në muajin e Binjakëve po jua rikujtojmë sa me fat është të jesh një i tillë apo të kesh një Binjak në krah. Për të gjithë ju të tjerët që nuk ditët kurrë ta vlerësonit këtë shenjë po ju tregojmë se ç’keni humbur:

Në një marrëdhënie, Binjakët do të sigurohen përherë që t’ju ofrojnë eksperienca interesante, njohin me njerëz të rinj apo ftojnë drejt aventurave të çmendura. Lidhja me të nuk do të mërzitet kurrë, kjo sepse ai/ajo ka përherë diçka për të treguar, apo një ide gjeniale që i ka shkrepur në kokë krejt papritur.

Tjetër karateristikë? Janë ndër më zemërgjerit e zodiakut. Përherë aty për ty, përherë gati për të të ndihmuar! Sikur të mos mjaftonte kjo janë mjaftueshëm romantikë dhe të përkujdesshëm. Mbase do t’i harrojnë ditëlindjet tuaja, si mjaftueshëm të shkujdesur që janë, por dijeni ama se një Binjaku nuk i duhet një ditë speciale për t’ju surprizuar.

Nëse jeni në kërkim të dikujt që do të zgjasë shpatullën e tij ku ju të mbështeteni e vetëm të flisni e flisni, këtë kush më mirë se një Binjak mund ta bëjë. Fakti që janë tipa kuriozë i bën shumë të interesuar në atë çka ju do thoni. Dëgjues më të mirë dhe bashkëbisedim më të frytshëm, s’keni ku gjeni tjetër!

Keni ngecur në një udhëkryq mendimesh dhe nuk dini si t’ia bëni? Binjakët do t’jua tregojnë të dyja anët e medaljes, do ta analizojnë situatën me imtësi dhe në fund do të kenë një përgjigje të mirëlogjikuar për ju.

E nëse gjërat po shkojnë më keq se e keqja vetë, ai/ajo do të dijë si t’jua ngrejë humorin. Një batutë, një shëtitje apo një natë e shfrenuar!

Çka është më e rëndësishmja do të mund të jeni vetja pranë tyre. Binjakët janë mjaftueshëm mëndjehapur dhe me ta mund të flisni për gjithçka, pa patur frikë se do t’i humbni.

Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, Binjakët karakterizohen nga një rini e përjetshme dhe dëshira për të renë, të paprovuarën. Kurrsesi nuk e durojnë dot monotoninë, përkundrazi i mbyt. Natyra e palodhur e Mërkurit është vazhdimisht në kërkim të emocioneve të njëpasnjëshme.

Doni më shumë se kaq? Vazhdojmë:

Humor i shkëlqyer, diplomaci, takt dhe shkathtësi. Pak mungesë këmbënguljeje dhe durimi, por nejse, s’jemi këtu për të folur rreth tyre.

Natyra e dyfishtë e Binjakëve do t’ju lërë gojëhapur. Lidhuni me një të tillë dhe do t’ju duket sikur jeni lidhur me 2 njerëz të ndryshëm njëkohësisht. Intriguese apo jo?

Exit mobile version