Shendeti

Pse nuk duhet të konsumoni në asnjë mënyrë banane me stomakun bosh

Published

on

Shpesh në mëngjes koha nuk na premton dhe për të mos dalë me stomakun bosh nga shtëpia marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të jep energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme.

Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit.

Pavarësisht se janë plot me kalium, fibra dhe magnez, bananet nuk janë një mundësi e shkëlqyeshme për vaktin e parë të ditës.

Arsyeja?

Nëse nuk është shoqërohet me një ushqim tjetër që përmban yndyrna të shëndetshme, banania do t’ju ngopë përkohësisht dhe më vonë do t’ju bëjë të ndiheni të përgjumur dhe të lodhur.

Ndryshe nga ç’mund ta kishit menduar, ky frut nuk ju ndihmon të mbani një sistem tretës të shëndetshëm.

Bananet përmbajnë shumë sheqer dhe siç shprehet Dr Gioffre për The Sun “kur sheqeri konsumohet në çfarëdo forme, ai i nënshtrohet procesit të fermentimit, njësoj si birra dhe vera, duke u shndërruar në acid dhe alkool në trupin tuaj. Kjo bllokon sistemin tuaj tretës”.

Nëse pëlqeni të konsumoni banane në mëngjes, s’keni pse të hiqni dorë, thjesht shoqërojeni atë me një ushqim që përmban yndyrna të shëndetshme, si kos natyral, kanellë etj.

Exit mobile version