Aktualitet

Pse u ulën rrogat e kontrollorëve të Albcontrol?! Gazetarja zbulon të dhënat: Kompania pagoi masterplanin për aeroportin e Vlorës dhe Kukësit

Published

on

Gazetarja Aranita Brahaj, drejtuese e Open Data Albania, ka publikuar në rrjetet sociale të dhënat sesi kompania publike Albcontrol, sot në vështirësi financiare për të paguar rrogat e punonjësve, në vitin 2019 ka dhëna para për masterplanin e aeroportit të Vlorës.  Gjithashtu, Albcontrol ka dhënë para edhe për ndërtimin e aeroportit të Kukësit.

POSTIMI I PLOTË I GAZETARES: 

#AlbControl kompani publike ka paguar në vitin 2019 vlerën prej 194 238 000 Lekë (të reja dhe pa TVSH) për një 2 kompani (shqiptare dhe italiane) që kanë fituar tender për Masterplani i Navigimit ajror për Aeroportin Ndërkombëtar të #Vlorës.
Në atë kohë parashikohej (me ligj të veçantë) që ky aeroport do të ndërtohej dhe menaxhohej nga AirAlbania
Por Faktikisht Aeroporti u tenderua dy herë dhe në finale nuk është Air Albania fituese e tenderimit dhe të drejtës për Këtë Aeroport (kjo mund të na kushtojë në arbitrazh pasi shoqëria pretendon se me Ligj i është dhënë kjo e drejtë dhe çdo revokim i saj parashikon edhe kosto dëmi).
Shoqëritë që kanë fituar tenderin dhe kryer porosinë për Masterplanin e Navigimit janë Consulting & Management Albania http://opencorporates.al/sq/nipt/K82206013U dhe Archea Associati SRL http://opencorporates.al/sq/nipt/05173060483
Të tjerë tender të AlbControl për vitet e fundit janë http://openprocurement.al/sq/pcompany/list/tender_place/513?
Mes tyre 5 për Aeroportine Kukësit (tek fjalë kyce plotëso fjalë këkrimi Kukes).
Këto të dhëna publikohen të hapura dhe të mirëstrukturuara nga #OpenProcurement.al dhe #OpenCorportes.al Promovojmë OpenData.

Exit mobile version