Connect with us

Aktualitet

Publikohen SMS-të e biznesmenit Pecorelli para se të zhdukej, çfarë shkruante për kontratat mijëra euroshe dhe shqiptarët

Published

on

Zbardhen të tjera detaje nga zhdukja e biznesmenit italian, Davide Pecorelli, më 6 janar në Shqipëri. Mediet fqinje kanë publikuar këtë të martë një bisedë të zhvilluar më 5 dhjetor të vitit të kaluar në WhatsApp mes biznesmenit Pecorelli dhe një miku të tij. Numri, siç dëshmohet nga biseda, është ai shqiptar dhe momenti kur ai del së fundmi online është më 4 Janar.

Davide, duke iu përgjigjur mikut të tij që e pyet se ku është, në fund shkruan: “Po po sot kthehem në Vlorë pastaj deri të enjten do të jem në Tiranë për të mbyllur kontratat. Këtu me të vërtetë zgjat shumë… nuk është çështja vetëm tek kontrata që mund të jetë 30 ,40, 70 mijë euro, shqiptarëve qoftë për italianët apo të tjerët u duhet kohë për t’iu besuar!!”.

Mediet fqinje e shohin këtë si “një mesazh të qartë që na bën të kuptojmë skenarin tashmë pjesërisht të parashikuar javët e fundit. Sipas deklaratave të vetë Pecorelli-t që nga shtatori i kaluar ai po mundohej të shiste makina lazer për qendra bukurie mjaft të shtrenjta. Pra, nuk ka pasur negociata vetëm me mjekun që edhe hetuesit shqiptarë kanë kërkuar por ai ka pasur kontakte me klientë të ndryshëm. Me pak fjalë, rrethi zgjerohet, mbase kjo është arsyeja se përse ai mbërriti në veri të Shqipërisë, ku, padyshim, sipërmarrësit atje nuk mund të shpenzojnë shuma të tilla”.

Davide, duke filluar këtë lloj biznesi, dëshironte të rifillonte aktivitetet e themeluara në Itali. Në mesazhin e WhatsApp, Davide flet për Vlorën dhe Tiranën, por ai nuk përmend Shkodrën, ku u takua me disa biznesmenë.

 

 

Biznesmeni mbërriti në Shqipëri në 3 Janar. Nga 4 deri në 6 Janar ai rezervoi hotelin e turizmit në Pukë. Më 4 dhe 5 ai fjeti aty dhe ishte i vetëm. Ditën e tretë, ndërsa po kthehej në rrugën e vjetër nga Shpali për në Pukë, afër fshatit Gjegjan, automjeti i tij me qira u gjet i djegur. Ballkan web.