
Jemi në prag të fushatës elektorale dhe zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, teksa shumë sondazhe janë publikuar lidhur me preceptimin e qytetarëve për qeverinë apo opozitën.
I fundit është sondazhi i ‘Flame Tree Advisors’ që u prezantua në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV. Sipas të dhënave të gjeneruara, 53.8% e shqiptarëve mendojnë se puna e Edi Ramës në 8 vite është e keqe.
Ndërkaq 38.9% e të të pyeturve mendojnë se puna e opozitës në 8 vitet e fundit është e mirë. Ndërsa 46.1% e shqiptarëve mendojnë se gjendja ekonomike dhe sociale është përkeqësuar që kur në qeveri ka ardhur Edi Rama.