Politike

Pukë, të rinjtë demokratë nisin: “Trokit derë më derë”

Published

on

 

Ku ka rini, ka ende shpresë! Ku ka shpresë ka ende besim se e mira do ta mundi të keqen! Në këtë betejë jetike, rinia merr përsipër të jetë në ballë të përpjekjes themelore për të triumfuar. Kështu ka nisur një ditë takimi dhe premtimi për ndryshim në Pukë, ku të rinjtë sfidojnë mot e kohë për të qenë atje ku i thërret pasioni dhe misioni për të ndryshuar jetën e tyre, të familjes së tyre dhe të të gjithë komunitetit së cilit i përkasin.

Kështu, Partia Demokratike e rrethit Pukë ka vendosur tua besojë të rinjve trokitjen derë më derë në të gjitha zonat! Ata do të jenë jo vetëm njohësit e situatës në të cilën gjendet familja pukjane, transmetuesit e besueshëm të të dhënave por madje nesër edhe lajmëtarët e fitores në të cilën dhe për të cilën janë të bindur. Në takim drejtues të PD-së kanë paraqitur platformën e shpërndarjes në terren në çdo fshat e lagje, me direktiva të qarta e të sakta për të çuar në çdo familje mesazhin e duhur e të munguar të bashkimit për një fitore të përbashkët!

Të rinjtë pukjanë, të ardhur nga të gjitha zonat morën përsipër aksionin “trokitje derë më derë” si gatishmëri për të qenë ata pararoja e misionit të madh për ndryshim. Të rinjtë e ardhur nga Puka, Fushë-Arrëzi, Qelza, Iballa, Gjegjani e zonat e tjera, të ndarë në grupe, nisën punën menjëherë për të çuar shpresën e motivin e fitores te çdo pukjan.

Në takim veç krerëve demokratë pukjanë mori pjesë edhe drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës, Helidon Bushati. Përveç angazhimeve në rang qarku u caktuan edhe grupet e para nga ku do të niste “trokitja derë më derë”! Nën frymëzimin e fitores së patjetërsueshme, të rinjtë morën detyrat dhe premtuan devotshmëri dhe seriozitet!

Exit mobile version