Connect with us

Sociale

Punimet tek Sheshi Pranvera, reagon LSI: Shëmtia prej betoni kushton 1 milionë euro

Published

on

Punimet tek Sheshi Pranvera që janë duke u zhvilluar në qytetin e Durrësit, kanë tërhequr vëmendjen e shoqërisë civile, qytetarëve, por dhe partive opozitare lokale.  Punimet e zhvilluara në këtë shesh, u konsideruan si të pakonsultuara me qytetarët nga Organizata “Durrësi Aktivë”, pak ditë më parë, e cila protestoi për këtë shkak . Ndërkohë që së fundmi ka reaguar dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, dega Durrës. Me anë të një postimi në rrjetin social zyrtar Facebook, kjo parti me anë të kryetares së degës Kontjana Kuçi, e ka cilësuar realizimin e këtij projekti si shëmtia e radhës prej betoni që kushton 1.5 milionë euro.

“ Shëmtia e radhës prej betoni që kushton 1.5 milionë euro
Sekti në largim i “Rilindjes” vazhdon me betonizim e Durrësit.
Betonizon edhe në prag largimi. Betonizim edhe në frymën e fundit, shkruan LSI.

Duke ju referuar kohës që po kryen këto punime pas tërmetit dhe situatës së COVID-19, ku dhe shqetësimet e qytetarëve janë të mëdha LSI shkruan se “teksa qindra familje të Durrësit do kalojnë dimrin e 2-të pa shtëpi, projekti tek Sheshi “Pranvera” i hartuar nga Bashkia Durrës dhe zbatuar nga Fondit Shqiptar i Zhvillimit, ka një vlerë prej 1.5 milion euro. Me këtë kosto mund të ishin strehuar  shumë familje të pastreha”, shkruan LSI.
Punimet në Sheshin Pranvera, janë në vazhdën e disa punimeve të nisura në rrugët e qytetit të Durrësit prej muajësh dhe që ende vijojnë duke shkaktuar kaos në trafim.