Connect with us

MOTI

Qarqet ku sot pasdite do të ketë reshje intensive /Paralajmërimi i IGJEUM

Published

on

Nivelet e ujit në Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Buna do të vazhdojnë të jenë të larta dhe të qëndrueshme dhe sot e të dielën. Sipas llogaritjeve nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në lumenjtë e tjerë në gjithë territorin pritet rritje e prurjeve, por nuk pritet rrezik i shtuar nga përmbytjet.

“Nga intensiteti i lartë i reshjeve, mund të vërehen vërshime të shkurtra lokale në zonat malore ose qendrat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve”.

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë, dt. 30) dhe nesër (e diel, dt. 31) priten reshje intensive në qarkun e Shkodrës dhe mesatare në qarqet e tjera.

Në qarqet Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje lokalisht intensive.

Në verilindje dhe juglindje të vendit, reshjet mund të jenë në formë dëbore në lartësitë më të mëdha se 600m mbi nivelin e detit.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt. 31) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 14 °C
në vendet e ulëta: 8 / 12 °C
në vendet malore: 2 / 8 °C

ERA
Sot pasdite (e shtunë, dt. 30) dhe nesër (e diel, dt. 31) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe zonat malore.