Aktualitet

Qëlloi me armë zjarri, arrestohet 62-vjeçari në Tiranë.

Published

on

Një 62-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi në gjendje të dehur, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Policia ka informuar se është sekuestruar një armë zjarri automatike, ndërsa kanë qenë qytetarët ata që kanë telefonuar në komisariat dhe kanë informuar se në rrugën “Hysen Kaleshi”, tek Bregu i Lumit, një shtetas po qëllonte me armë zjarri në ajër, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Tiranë

Qëlloi me armë zjarri në ajër, në gjendje të dehur, identifikohet në kohë rekord dhe vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur paraditen e sotme.

Sekuestrohet arma e zjarrit tip automatike, të cilën e posedonte pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas një telefonate të marrë nga qytetarët në Sallën Operative se në rrugën “Hysen Kaleshi”, tek Bregu i Lumit, një shtetas po qëllonte me armë zjarri në ajër, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale u bë i mundur identifikimi dhe vënia në pranga e shtetasit D. P., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatike, me të cilën ky shtetas ka qëlluar në ajër.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.Gazeta shekulli.

Exit mobile version