Connect with us

Bota

Qëlloi për vdekje 5 persona, përfshirë nënën dhe vëllanë e tij/ Ky është autori (Flasin dëshmitarët)

Published

on

Një 23 vjeçar thuhet se është autori i sulmit tronditës në Plymouth në jug të Anglisë që rezultoi me vdekjen e 5 personave. Personi që mbolli terror dhe më pas kreu vetvrasje thuhet se është Jake Davison. Disa dëshmitarë raportuan se 23 vjeçar kishte planifikuar sulmin.

Ai madje thuhet se ka qëlluar anëtarët e familjes së tij para të dilte në rrugë dhe të hapte zjarr ndaj të kalimtarëve.

Sipas Dailymail, në mesin e viktimave janë nëna e autorit, vëllai i tij dhe një vajzë pesëvjeçare, ndërsa të paktën dy persona që kishin marrë qentë për shëtitje vdiqën nga plumbat e personit të armatosur.

Dëshmitarët okularë kanë përshkruar personin e armatosur të veshur në të zezë dhe gri duke goditur derën e një shtëpie dhe duke hapur zjarr në zonën Cayham të qytetit .

Burimet e sigurisë thanë se ai nuk po trajtohej si terrorist.

Sharron Turner, 57 vjeç, i cili pa prapaskenat e të shtënave, tha se një person i armatosur “goditi” derën e përparme të një shtëpie para se të qëllonte një nënë të re dhe vajzën e saj, e cila ishte rreth pesë vjeç.

Një dëshmitar i tha DailyMail:

“Isha në shtëpinë e partnerit tim pasi shkova në palestër. Ne ishim në kuzhinën e tij duke bërë disa sanduiçe dhe papritmas dëgjuam zëra. Në fillim menduam  se ishin fishekzjarre, pasi zona është e zhurmshme ndonjëherë. Dhe kështu dolëm në pjesën e përparme të shtëpisë. Pastaj pamë personin e armatosur dhe telefonuam 999.”