Aktualitet

‘Qeni dremiste para zyrës së PD’, Këlliçi-Ramës: Ne nuk i tërheqim zvarrë, as i vrasim si lali yt

Published

on

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi ka shpërndarë një foto të Ramës ku kishte fotografuar një qen i cili dremiste para zyrës elektorale të PD, duke i kujtuar se ‘ne nuk i tërheqim zvarrë, as i vrasim me acid, si lali yt’.

‘Mund të gjykosh karakterin dhe zemrën e një njeriu, nga mënyra si ai trajton kafshët. Ne nuk i tërheqim zvarrë, as i vrasim me acid, si lali yt’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Kryeministri kishte fotografuar një qen që dremiste para një zyre elektorale të PD.

Mund të gjykosh karakterin dhe zemrën e një njeriu, nga mënyra si ai trajton kafshët.

Ne nuk i tërheqim zvarrë, as i vrasim me acid, si lali yt.

Por mbi të gjitha!!! Nevojtari që na troket në derë, hyn brenda. Nuk e lëmë jashtë si ti.

Exit mobile version