Itali

Qeni i infektuar nga Covid, veterineri: Virusi nuk zgjat shumë dhe nuk kalon nga kafsha tek njeriu

Published

on

Një qen qimedredhur një vjeç e gjysmë me një pallto ngjyrë kafe. Një familje që kishte konfirmuar prekjen e tij me Covid-19. Virusi që po gjunjëzon të gjithë botën prek edhe kafshët. Provat e para u shfaqën muajt e fundit dhe për herë të parë një rast pozitiviteti regjistrohet në zonën e Barit në Itali.

Kjo u zbulua nga Departamenti i Veterinarisë i Universitetit “Aldo Moro”. Seksioni i Sëmundjeve Infektive, në fakt, me Prof. Nicola Decaro, ka monitoruar për muaj me radhë ndërveprimet e mundshme me botën e kafshëve, nga ku mbërrijnë koronaviruset, duke bërë që të ndodh e ashtuquajtura “kapërcimi i specieve”. Dhe kështu sapo arriti raporti nga familja, qeni iu nënshtrua testit, i cili më pas rezultoi pozitivë.

Në muajt e fundit ka ndodhur disa herë raste që qen dhe mace nga Bari kishin zhvilluar antitrupa, por është hera e parë që një pozitiv aktiv mund të identifikohet. Kjo edhe sepse infeksioni duket se zgjat disa ditë dhe në një formë absolutisht asimptomatike. Një mundësi kërkimi kjo për ekspertët e Universitetit.

“Asnjë frikë, pra, duke marrë parasysh faktin se është e vërtetë që COVID-19 arrin të kalojë nga njeriu në qen apo mace, “kërcimi i specieve”, ndryshe nga rasti i vizonave, nuk ndodh në këtë mënyrë në drejtim të kundërt. Sa për rastin e qenit qimedredhur, një gjë është e sigurt: i vogli është mirë dhe me shëndet të shkëlqyeshëm”, shpjegon veterineri. //telebari//

 

Exit mobile version