Connect with us

Politike

Qeveria dështoi me mësimin online. PD: 18 milionë euro në 7 vjet për dixhitalizimin janë zhdukur. Dështimi i Edi Ramës ka rritur analfabetët funksionalë

Published

on

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENDRI HASA 

 

Në 7 vjet, qeveria e Edi Ramës ndërroi disa ministra arsimi, por ajo që mbeti ishte dështimi spektakolar me arsimin. Periudha e pandemisë nxori në pah se edhe shkollat e fëmijëve, si çdo gjë tjetër, janë parë nga kjo qeveri si një mundësi për të vjedhur.

 

Dixhitalizimi i shkollave është një nga dështimet më të mëdha të Edi Ramës.

18 milionë euro e shpenzuara për dixhitalizimin janë zhdukur, duke bërë që shkollat në Shqipëri të jenë krejt të papërgatitura për mësimin online.

 

Për fat të keq, pasojë direkte e këtij dështimi të madh të qeverisë, është rënia e cilësisë së arsimit dhe rritja e nivelit të analfabetëve funksionale mes fëmijëve dhe të rinjve.

 

Banka Botërore llogarit se analfabetët funksionale në Shqipëri  e kalojnë 60%, një gjendje e përkeqësuar, pasi mësim të vertetë online gjatë karantinës pothuajse nuk pati dhe as tani që zhvillohet në mënyrë të pjesshme.

 

Dixhitalizim ne shkolla nuk pati asnjëherë në keto 7 vjet dhe nuk pati as gjatë pandemisë.

 

Nxënësit nuk kanë as tableta, as platformë dixhitale që funksionon dhe as kurrikula te dixhitalizuara, sepse qeveria nuk ka punuar kurrë për këtë.

 

Në letra janë 18 milionë Euro për projekte dixhitalizimi dhe mësimi online, por në realitet nu eshte bere asgjë.

 

Së pari, nuk ka infrastrukurë funksionale të IT. Shumica e shkollave dhe universitetetet publike, ende nuk kanë kabinete funksionale, me kompjuter apo laptop për nxënësit dhe studentët. 6000 Tabletat e blera nga projektet janë zhdukur pa lënë gjurmë ose nuk punojnë. Shumica shkollave nuk kanë as laboratorë as pajisje komunikimi.

 

Në kohën e pandemisë kur tabletat duheshin më shumë se kurrë, ato nuk u përdorën pasi i kane vjedhur dhe kanë dalë jashtë funksionit.

 

Së dyti, nuk ka platformë dixhitale, funksionale dhe të destinuar për eLearning. Platforma e sajuar akademi.al nga zgjidhje u shndërrua në një hall e problem për mësues, prindër e nxënës.

 

Së treti, qeveria nuk investoi gjatë pandemisë asnjë qindarkë për mësimin online, nuk mbështeti familjet për sigurimin e internetit falas, siç u bë në shumë vende. Edhe aq sa u bë, u bë për shkak të përkushtimit të mësuesve nga pajisjet e tyre personale.

 

Mungesa e internetit sot është problem në pothuajse çdo shkollë, sepse arsimimi i duhur i fëmijëve është gjëja e fundit që e shqetëson këtë qeveri.

 

Nëse Edi Rama do të kishte vullnet dhe vizion për të zhvilluar vendin, për të modernizuar shkollat, situata do të ishte krejt ndryshe.

 

18 milionë euro të nxjerra pa asnjë vizion për dixhitalizimin, por të zhdukura në xhepat e korruptiar të qeverisë, do të kishin stërmjaftuar për të siguruar tableta për nxënësit dhe për një Infrastrukturë modeste, që do të garantonte mësim të rregullt online.

 

Po të pajiseshin nxenesit ne nevoje me tablet dhe lidhje internet do mjaftonte vetem një 1 laptop me ëebcam dhe mësuesja shpjegon në klasë dhe nxënësit e ndjekin nga shtëpia.

 

Kjo nuk ndodh se qeveria nuk ka menduar asnjë ditë për Shqiptarët.