Connect with us

Rajoni

Qeveria vendos për masat antiCOVID

Published

on

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka thënë se sot është vendosur që të mbesin në fuqi masat e njëjta antiCOVID.

Ky vendim është marrë pas takimit të tij me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani dhe me drejtorin e SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.

“Institucionet shëndetësore po funksionojnë me kapacitete të plota, furnizimi me barna është stabil, ndërsa deri në fund të muajit pritet të arrijë kontingjenti i parë i prej 33 mijë dozave të vaksinës COVAX dhe menjëherë të filloj vaksinimi i qytetarëve”, ka thënë Hoti.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë distancën fizike, të përdorin maskat dhe të mirëmbajnë higjienën personale.

Ndërsa nga institucionet përgjegjëse ka kërkuar të shtojnë angazhimin për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19 përmes respektimit rigoroz të masave në fuqi.