Connect with us

Politike

“Qeverisja e Edi Ramës i përket të shkuarës”, LSI Durrës: Rilindja nuk ka lidhje me PS

Published

on

Kryetarja e LSI-së në Durrës, Kontjana Kuçi shprehet se socialistët e ndershëm duhet të distancohen nga Rilindja, e cila nuk përfaqëson asgjë të majtë.

“Socialistë të ndershëm, sekti i “Rilindjes” nuk është Partia Socialiste, por një klan mafioz që ju turpëroi, ju ofendoi, ju varfëroi dhe zvetënoi dinjitetin dhe idealet tuaja.

Bashkohuni në FITOREN E MADHE të 25 prillit, sepse nuk është thjesht një datë zgjedhjesh por ZGJIDHJE për vendin, dhe një mision kombëtar për të siguruar një të ardhme më të mirë për çdo familje, të ri, dhe integrimin e vendit në familjen europiane”,– shprehet Kuçi.

Postimi i plotë:

“Banorë të Durrësit, familje të thjeshta, opozitarë dhe socialistë të ndershëm,
Qeverisja e Edi Ramës i përket të shkuarës. Një e shkuar tragjike për vendin, me varfëri, papunësi, shpopullim, rrënim të demokracisë, korrupsion dhe faliment për bizneset e ndershme.

Një e shkuar e drejtuar nga oligarkia dhe papërgjegjshmëria.

Edhe njeriu më i zakonshëm i këtij vendi do e kishte qeverisur Shqipërinë më mirë, sepse çdo njeri i zakonshëm do e donte vendin dhe popullin e tij dhe do bënte më të mirën për të, jo si kryeoligarku që zhvati shqiptarët, shiti vendin dhe ushqeu me dashje dhe plot përkushtim grykësinë e vetes dhe oligarkëve të tij.

E ardhmja nis me 25 prillin, ditë ku të gjithë së bashku do votojmë kundër një regjimi anti-shqiptar dhe pro një Shqipërie europiane, shtëpinë e rinisë dhe vendin tonë të mrekullueshëm, ku shqiptarët do jetojnë, trajtohen, mbështeten dhe qeverisen me dinjitetin që meritojnë.

Socialistë të ndershëm, sekti i “Rilindjes” nuk është Partia Socialiste, por një klan mafioz që ju turpëroi, ju ofendoi, ju varfëroi dhe zvetënoi dinjitetin dhe idealet tuaja.

Bashkohuni në FITOREN E MADHE të 25 prillit, sepse nuk është thjesht një datë zgjedhjesh por ZGJIDHJE për vendin, dhe një mision kombëtar për të siguruar një të ardhme më të mirë për çdo familje, të ri, dhe integrimin e vendit në familjen europiane.
25 prilli është ZGJIDHJA për ringjalljen e shpresës, për Durrësin dhe mbarë Shqipërinë”.