Aktualitet

Rama: Arsyeja pse nuk dal në debat me Lulzim Bashën

Published

on

Kryeministri Edi Rama për herë të parë ka treguar arsyen pse nuk pranon një debat publik me kryedemokratin, Lulzim Basha.

I ftuar në emisionin “Përballë” ne RTSH, Rama theksoi se debati publik nuk është traditë e zgjedhjeve shqiptare, ndërsa shtoi se nuk dëshironte që ta sillte ai risinë për aq kohë sa përballë tij ka një lider që nuk mban përgjegjësi për ato që thotë dhe bën.

Pse nuk pranoni një debat me Lulzim Bashën?

Rama: S’di të ketë pasur ndonjëherë në zgjedhjet shqiptare debat me kryeministrit dhe rivalëve përkatës. Nëse është një traditë dhe unë e kam thyer më thoni.

Po pse të mos e nisni ju?

Rama: Do duhej që të ishte vërtet përballë një lider që është përgjegjës për atë që thotë dhe atë që bën dhe jo dikush që edhe pse falë konsulentëve i ka fshehur nga ekranet ata që e kontrollojnë dhe ata që mund ta fshijnë për 30 sekonda nga ai pozicion. Është fare e thjeshtë.

LSI është Ilir Meta, PD është Sali Berisha?

Rama: Po patjetër!

Po PS?

Rama: PS është një skuadër që unë kam nderin e madh ta drejtoj.

Exit mobile version