Aktualitet

Rama dhe Meta do të përballen sot në Gjykatën Kushtetuese, shkak mosdekretimi i Gent Cakajt si ministër i jashtëm

Published

on

Gjykata Kushtetuese nis sot shqyrtimin e çështjes së mosdekretimit të Gent Cakajt si ministër i jashtëm i Shqipërisë dy vite më parë.

Gjykata Kushtetuese do mbajë sot seancë në orën 10:00 nën masat antiCovid.

Dy vite më parë Meta nuk e dekretoi propozimin e kryeministrin Rama për të emëruar Gent Cakajn ministër të jashtëm.

Rama më pas propozoi veten si ministër të jashtëm dhe Meta e dekretoi kurse Cakaj mbeti ministër i jashtëm në detyrë derisa dha dorëheqjen vitin e kaluar.

Cakaj tashmë nuk është më me asnjë post në Shqipëri, por beteja për të vijon në Gjykatën Kushtetuese pasi Këshilli i Ministrave e depozitoi si çështje kundër Presidentit Meta.

Exit mobile version