Connect with us

Aktualitet

Rama hap “thesin” e premtimeve elektorale: Mandatin e tretë do të sjellim universitete

Published

on

Kryeministri Edi Rama deklaroi se ambicia e PS-së për mandatin e tretë të qeverisë është që të sjellin filialin e universitetit Teknologjik të Stambollit në Shqipëri.

Në një bashkëbisedim online me qytetarët e Fierit, kreu i qeverisë theksoi se po punohet me SHBA për Akademinë Ushtarake.

“Është me rëndësi që të shtojmë përpjekjet që t’i japim universiteteve tona cilësi.

E shoh me shqetësim atë që po ndodh, pasi Universiteti ka marrë autonomi të madhe, dhe me këtë shfrytëzon në njërën anë lirine, dhe nuk respekton përgjegjësinë.

Ambicia jonë në mandatin e tretë është që të sjellim këtu universitete që janë me ‘nam’, me reputacion, në vende të mëdha.

Hapi i parë është ardhja e Universitetit teknologjik të Stambollit, që është një ndër universitetet më me nam në Europë.

Po punojme me SHBA per akademine ushtarake”, tha Rama. tpz.al